Unë që s’i kam njohur kurrë burrat

Jacqueline Harpman

1000 L

Categories: , SKU: 9789951986885Tags:

“Po e kuptoja plotësisht se s’kisha bërë tjetër veçse i kisha shtuar vetes një pyetje më shumë, por ama një pyetje të re, dhe kjo, në botën e pakuptimtë ku vazhdoja të jetoja, ishte një lumturi.”, thotë rrëfyesja enigmatike e Unë që s’i kam njohur kurrë bursat.

Pas çfarë katastrofe të panjohur, dyzet gra gjenden të mbyllura në një qilar, nën mbikëqyrjen e heshtur të ca rojave të qera? Çfarë ligjesh e drejtojnë mbijetesën e tyre të pashmangshme, me ritmin e pakuptueshëm të netëve dhe ditëve artificiale, ndërkohë që e humbasin pak nga pak kujtimin e të kaluarës së tyre? Cila rastësi apo cili qëllim e ka hedhur rrëfyesen ende fëmijë mes këtyre grave të rritura? Ajo është e vetmja që nuk di asgjë, që s’i kujtohet asgjë: e megjithatë, është ajo që do ta rishpikë kohën, mendimin, dëshirën. Pra, edhe revoltën, që ia kthen skllavit vetëvlerësimin.

Mekanika rrëfimore e këtij “thrilleri logjik” të shkëlqyer është sovrane dhe e ndez emocionin tonë, aq sa e shohim veten në këtë kërkim këmbëngulës ku synimi i fundmë, në zemër të kësaj shkretine të mistershme dhe të një vetmie pa shpëtun, mund të jetë thelbi i jetës së mirëfilltë njerëzore.

Jacqueline Harpman ka qenë autore belge, anëtare e Shoqatës Prik analitike Ndërkombëtare dhe ka botuar nëntë romane, pesë prej te cilave nga Botimet Stock, ku vlen të përmenden La Fille demantelee (“Vajza e shkatërruar”) dhe La Plage Fotonde (“Plazht O tendes). Në vitin 1996 është nderuar me Cminmin Médicas për romanin Olanda.

Peshë 220 g/kg
Faqe:

188

Botues:

Libra të ngjashëm