“Kërkohen gra të moshave 18 deri në 32 vjeçe, për të marrë pjesë në një studim për etikën dhe moralin, nën drejtimin e një studioje pararojë në fushën e psikiatrisë, në qytetin e Nju Jorkut. Shpërblim I kënaqshëm, anonimat i garantuar. Xhesika Farris, një grimiere e varfër, ofrohet të marrë pjesë në një studim të drejtuar nga dr. Shillds, psikiatre në Universitetin e Nju Jorkut. Më shumë se çdo gjë i intereson pagesa “e majme” e ndoshta edhe drithërima e diçkaje të re. Jeta e saj është e mbushur me bredhjet nëpër Manhatan për të trukuar studente për netët e tërbuara, apo me mbrëmjet e saj të heshtura në shoqërinë e qenit. Kur vë këmbë në sallën 214, me një kompjuter të ndezur, ku lexohet: Mirë se erdhe, subjekti 52, diçka i thotë se mbase është treguar shumë e nxituar. Sinqeritet absolut: a do të jetë e zonja? Do të ishit e aftë të gënjenit, pa pasur ndjenja faji? Keni lënduar ndonjëherë keqazi dikë që e doni fort? Do t’i lexonit mesazhet e burrit ose shokut tuaj? Dalëngadalë, pyetjet e dr. Shillds bëhen përherë e më këmbëngulëse, shumë personale e të rrezikshme. Duket sikur ka kuptuar gjithçka për Xhesikën: çfarë mendon ajo, çfarë fsheh. Dhe kur i kërkon të kalojë nga salla 214 në botën reale, për të tashmë është shumë vonë për t’u tërhequr nga loja”.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 288 |
Përkthyes: | Alba Skëndaj |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Rrjeti sekret
1200 L -
Vajza angleze
1400 L -
Shantaram vol. 2
1700 L -
Një xhentëlmen në Moskë
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.