Rrotulloheshin ngadalë, sipas muzikës ardhur turbull, nga larg, nga thellë. Në hapësirën e lirë të asaj dhome tavanulët, suvatuar keq, me pakëz dritë, mure të zhveshura, një dollap rrobash dhe krevatin për dy veta në mes. Nuk flisnin, si ta ndienin se çdo fjalë do të hapte një plagë. Ishin si me plagë të pashërueshme në trup, çift i vetmuar, i braktisur, i padëshiruar, me njerëz e pa njerëz njëkohësisht. Mes njerëzve e pa ata, fillikatë. Vetëm njëri-tjetrin kishin në atë botë, nuk i donte askush, të urryer e të përbuzur nga të gjithë. Rrekeshin të qeshnin dhe e qeshura u ngrinte në buzë. Mateshin të gëzonin dhe gëzimi bëhej frikë. Lot i fshehur ndënë qerpik, në sy. Donin të jetonin, të ëndërronin, të shpresonin, të besonin, të këndonin, të kërcenin si dasmorët në oborrin e dasmës tjetër, të ngrinin zërin në kupë të qiellit, të dëgjonte Rovina, rrafshnalta anembanë; dhe jeta i ndëshkonte me vegjetim në atë skutë. Me errësirë, shurdhëri. Duheshin shumë, me gjithë shpirt, por pa ditur ku, në ç’breg do t’i nxirrte ajo dashuri. Vallëzonin vërtet, por si mbi tokë të huaj, terren armiqësor, me mina të nëndheshme gati për shpërthim. Si në ajër, pezull mbi greminë. Ndruheshin të vështroheshin gjatë në sy, si t’i shmangeshin vetmisë, braktisjes, humnerës që gjenin aty. Një si vdekjeje për së gjalli, duhme varrezash, ardhur nga kudo dhe asgjëkund.
Libra të ngjashëm
-
Kafsha apo fantazma
500 L -
Pallati i Ëndrrave
900 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.