Vetmitari

nga Eugène Ionesco

800 L

Categories: SKU: 9928426031

Vetmitarët banojnë mbi të gjitha në botën e Eugène Ionescos: fati i tyre është ai i të qëndruarit si shembuj të fundit të universit në perëndim (kjo i ndodh, për shembull, protagonistit të Rinoqerontit, mes refuzimit për t’iu bashkuar masës dhe më pas dëshirës histerike për t’u bërë pjesë e saj), i shterpëruar prej vështirësive thelbësore të komunikimit, i shkatërruar nga lufta, nga fatkeqësitë, nga katastrofat e ndryshme, sa groteske aq edhe tragjike. Jo rastësisht është ky termi i zgjedhur si titull për të vetmin roman të Ionescos, pjesë e trilogjisë së përbërë nga pjesa Ce formidable bordel dhe nga filmi La Vase, në të cilin shkrimtari shfaqet edhe si aktor. Rrëfimtari është një punonjës, një njeri i zymtë dhe bosh për shkak të mediokritetit, i cili papritur trashëgon një pasuri të madhe nga një xhaxha nga Amerika, dhe kështu beson se mund të shkojë një jetë pa fre, pa shqetësime dhe pa obligimet e urryera të punës. Protagonistit i mbetet të bëjë vetëm një gjë: të vështrojë pa reshtur nga dritarja e korridorit të shtëpisë, apo nga ajo e një restoranti të vogël, ekzistencën e të tjerëve, fytyrat e kalimtarëve, duke ëndërruar të shohë një fytyrë të qeshur mes turmës, e cila mund të shfaqë interes për fytyrën e tij, kaq e vagulluar, e mbuluar nga shenja të ankthit që sa vjen e shtohet, fare pak e ndriçuar nga dy sy blu të zbehtë, të pazotë të tërheqin vështrime, në kujtimet obsesive të pak grave që e kanë bërë më të lehtë ekzistencën e tij, monotone prej rutinës.

Viti:

2015

Faqe:

160

Botues:

Përkthyes:

Nasi Lera

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vetmitari”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm