NJË VILË MADHËSHTORE.
NJË FAMILJE E FUQISHME.
NJË SEKRET I ERRËT.
SERIA QË KA FITUAR ZEMRAT E GJITHË FANSAVE TË DOWNTON ABBEY.
MILIONA KOPJE TË SHITURA.
Augsburg, 1913. Marija mbetet e mahnitur kur gjendet për herë të parë para Vilës madhështore të Pëlhurave: pallati hijerëndë i familjes Melcer, pronare e fabrikës më të madhe bavareze të cohërave, lartësohet si një kështjellë e magjepsur në një park të pamasë. Një univers vezullues dhe i panjohur për një vajzë të skamur si ajo, të rritur në jetimore.
Që në fillim, Marija ndesh armiqësinë dhe xhelozinë e njerëzve të rangut të saj: një shpurë kamerierësh dhe shërbyesish hundëpërpjetë që e shohin me dyshim, ziliqarë për hijeshinë e saj të lindur, zgjuarsinë dhe vendosmërinë. Por edhe në katet e larta, nuri dhe çiltërsia e Marijes nuk kalojnë pa u vënë re: Katarinës, vajzës më të vogël të Melcerëve, i puqet ylli me të, gjë që shihet shtrembër nga kreu i familjes.
Ndërkaq, djali i madh, Pauli, trashëgimtari i ardhshëm i perandorisë, që s’e ka për gjë të bëjë rrush e kumbulla paratë e të atit, kthehet në shtëpi për festën e Krishtlindjes dhe, padashur, mbetet i mahnitur nga sytë e zinj misteriozë të së porsambërriturës…
Por ka një sekret të fshehur në të shkuarën e Marijes, që rrezikon të tronditë fort jetët e tyre.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 568 |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Historia e vajzës së humbur
1200 L -
Katër erërat
1400 L -
Dëshmitarja e fundit
1300 L -
Gruaja e liqenit
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.