Në një qytet të vogël verior, një takim i rastësishëm në restorantin e një hoteli shndërrohet në hyrje drejt një bote të turbullt, ku kufijtë mes reales dhe ankthit, mes kujtesës dhe mashtrimit, mes jetës dhe vdekjes, nisin të treten. Ana, e bukur dhe e tronditur, mbart në vetvete një të fshehtë që e ka plagosur deri në palcë; rrëfimi i saj përfton përmasat e një makthi, ndërsa Agroni, i tërhequr gjithnjë e më thellë në misterin e saj, gjendet përballë boshit moral e shpirtëror të një kohe të frikshme.
Me një prozë të ngjeshur, poetike dhe tronditëse, Besnik Mustafaj ndërton një roman ku dashuria, frika, absurdi dhe dhuna e sistemit ndërthuren në mënyrë magjepsëse. “Boshi” është një rrëfim për njeriun e humbur përballë së vërtetës së shtrembëruar, për ankthin e ekzistencës dhe për zbrazëtinë që lë pas një botë e ngritur mbi gënjeshtrën.
| Viti: | 2026 |
|---|---|
| Faqe: | 248 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Spiritus
1000 L -
Letër Dylqinjës
1000 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L








