Këtë libër, ku përfshihen këndvështrime dhe receta nga “Bebe Day by Day: 100 Keys to French Parenting”, duhet ta kenë të gjithë ata prindër, të cilët duan të rrisin fëmijë të shkëlqyer e me sjellje të patëmetë, pa cenuar jetën e tyre.
Kur gazetarja amerikane, Pamela Drakermen, solli në jetë fëmijën e saj në Paris, nuk aspironte të ishte një prind parisian, por, krejt papritur, vërejti se fëmijët francezë fillonin të flinin gjithë natën që kur ishin dy apo tremuajsh. Ata hanin presh të gatuar. Prindërit e tyre pinin qetësisht kafe, ndërsa fëmijët luanin vetëm. Fëmijët francezë janë edhe kureshtarë dhe tepër krijues. Po pse?
Me një bllok të fshehur në çantën e pelenave, gazetarja amerikane kupton se francezët jo vetëm që kanë një filozofi të ndryshme prindërimi, por edhe një këndvështrim krejt ndryshe për fëmijën. Në bazë të vëzhgimeve të saj të mençura dhe interesante, Drakermeni na rrëfen se si zbuloi që fëmijët, përfshirë edhe të vetin, janë të aftë të kuptojnë plotësisht dhe të kenë pavarësinë e tyre, ashtu siç asaj nuk ia kish marrë mendja kurrë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 274 |
Përkthyes: | Alma Koçi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ç’të bësh kur nuk të duket e drejtë
700 L595 L -
Mirë se erdhe, bebush!
1000 L850 L -
Hapat e mi të parë. Çaste të ëmbla, për vajza
1500 L1275 L -
Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj
1200 L1020 L -
Ç’të bësh kur gabimet të futin dridhmat
600 L510 L