Nga autori i kryeveprës Asgjë e re nga Fronti Perëndimit, Obelisku i Zi është një roman klasik i pasojave shqetësuese të Luftës së Parë Botërore në Gjermani. Libri paraqet jetën në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920.
Një veteran i regjur i Luftës së Parë Botërore, Ludvigu, tani punon për një firmë varrimesh, duke u shitur mermerë dhe gurë varresh të afërmve të viktimave të vdekjes. Edhe pse i mëdyshur për punëb që bën, Ludvigu dyshon se jeta ka më tepër se sa ta sigurish bukën mbi fatkeqësitë e të tjerëve.
I vetëquajturi poet, shumë shpejt ndien se një erë e re po fryn në atdheun e vet, era e hidhur e krizës që do ta përfshijë atë edhe një herë në flakë të tjera, kësaj here jo nga lufta… Mos më qortoni që po u rikthehem kohërave të shkuara.
Mbi botë po derdhet drita e shpëlarë e një apokalipsi të ri. Era e gjakut dhe pluhuri i shkatërrimeve të fundit ende nuk janë davaritur e, megjithatë, laboratorët dhe uzinat i janë përveshur punës për të ruajtur paqen në botë, duke shpikur armë që janë në gjendje të hedhin gjithë planetin tonë në erë…
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 412 |
Përkthyes: | Robert Shvarc |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Autostrada Linkoln
1400 L -
Gjurmët e shëronjëses
1300 L -
Mikesha gjeniale
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.