Përkthyer mjeshtërisht nga Aferdita Shuteriqi, ky vazhdim befasues i romanit fantastikoshkencor “Bir i qiellit“, fitues i çmimit Governor General, do t’ju njohë me aventurat e tjera të gjashtëmbëdhjetëvjeçarit Met Kruiz, që fluturon më lart se sa e kishte ëndërruar ndonjëherë.
Ish-muço në aerostatin Aurora, tani student në Akademinë Ajrore në Paris, ai po kryen një trajnim dy-javor në një anije ajrore ngarkesash, kur kapiteni i tij sheh një aerostat legjendar fantazmë, Hiperionin. I humbur në një stuhi në agim të epokës së aviacionit, për Hiperionin që lundron në re që prej 40 vjetësh, ekzistojnë legjenda sikur ai mbart një thesar të madh. Papritmas Meti është i vetmi njeri, që njeh koordinatat e tij.
Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
Duke e lexuar këtë libër, të kujtohen mitet e Ikarit dhe Prometeut, si dhe aventurat klasike të librit 20 000 lega nën det. Qiellthyesi është i mbushur me mister, me aksion dhe me ndjenja: përpara ngjarjesh të tilla, deri ku mund të arrijnë kufijtë e ambicies njerëzore, do të pyesë lexuesi.
Me piratët, përbindëshat e qiellit dhe shpirtrat e shqetësuar, për të mos përmendur makinat fluturuese të çuditshme, të denja për të zënë vend në një muze aviacioni, Qiellthyesi tregon sërish se fama e Kenneth Oppelit si autori kryesor i romaneve fantastikoshkencore për fëmijë e të rinj në Kanada, është më se e vërtetë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 360 |
Përkthyes: | Afërdita Shuteriqi |
Botues: |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.