Nëpërmjet këtij libri do të arrini ta ndani faktin nga trillimi për aq shumë çështje, sa do të mbeteni të mahnitur. A është e vërtetë se ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë? Po rrufeja, vërtet nuk bie dy herë në të njëjtin vend? A e dinit se ju jeni më i gjatë në mëngjes sesa në mbrëmje? A u shpik vërtet rastësisht penicilina? Libri përmbledh fakte të pazakonta dhe çështje tërheqëse, çdonjëra prej të cilave shoqërohet me foto shumëngjyrëshe që i bëjnë ato më të gjalla për sytë tuaj. Ky libër do të ishte një dhuratë e përsosur për fëmijën tuaj kureshtar, pse jo, edhe që ai të mburret pak para shokëve! Vetëm se, pastaj duhet të mateni pak më shumë kur t’i thoni se duhet të hajë spinaq që të bëhet më i fortë… E vërtetë apo e gabuar është kjo?
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Përmasat: | 220 x 280 mm |
Nr. i faqeve: | 192 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Timi Dështimi
1000 L900 L -
Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave (#2)
900 L810 L -
Histori përpara gjumit për vajza rebele 2
2000 L1800 L -
Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes (#7)
1250 L1125 L -
Gjergji & Ana dhe çelësi i fshehtë i gjithësisë
1200 L1080 L