Çiraku i arkitektit

1400 L

Categories: SKU: 9789928003720

Do të të them një të fshehtë. Nën çdo ndërtesë që ngremë, të vogël a të madhe, përfytyro sikur ndodhet qendra e gjithësisë. Kështu do të punosh me më tepër kujdes dhe dashuri.

 

Në Stambollin e shekullit të 16-të, në një kaleidoskop personazhesh historikë dhe imagjinarë, Xhahani është një mahaut, një kujdestar elefanti, gënjeshtar dhe oportunist, një djalë tinëzar me prejardhje të errët. Pasi arrit me anije në qytetin e shtatë kodrave, për të shoqëruar Çotën, elefantin e bardhë që shehu i Hindustanit ia dërgonte sulltan Sulejmanit, jeta e tij mbeti brenda kufijve të stallave, mes tigrave, luanëve, gazelave e gjirafave. Xhahani do të mbetej përgjithmonë në rangun e shërbëtorit të privilegjuar, duke iu përkushtuar Çotës, kafshës që, me ekstravagancën e saj, zbukuronte kopshtin privat të kafshëve të pallatit mbretëror. Por fati bëri që t’i tërhiqve vëmendjen Sinanit, kryearkitektit mbretëror, i cili e mori si çirakun e tij. Sinani ishteburrëi urtë, i shtruar dhe i ndjeshëm; Xhahani nuk kishte ku të gjente mësues më të kujdesshëm dhe të pasionuar dhe, nën udhëheqjen e tij, fitoi një punë të nderuar, hoqi dorë nga zakoni i vjedhjes dhe u rrit. Historiae tij është ajo e një suksesi të ndërtuar me durim dhe përkushtim, njësoj si xhamitë dhe urat e mjeshtër Sinanit. Por jeta nuk pranon të skicohet dheprojektohet: ajo thjesht ndjek rrugën e saj. Dhe, për Xhahanin, do të sillej rrotull dy boshteve, dy dashurive: një e pamundur për princeshën Mihrimah, vajzën e sulltanit. Dhe një e qëndrueshme dhe e thjeshtë për Çotën, që e priste dhe e ngushëllonte në çastet më të errëta, gjithnjë gjigand, besnik dhe i fortë. Në sfond, kryeneç si një aktor që kërkon gjithë hapësirën, qëndron Stambolli, shumëngjyrësh dhe mashtrues, magjepsës dhe i pakapshëm: një qytet që të grabit zemrën dhe ta mbështjell fort në mjegullat e tij, në perëndimet e diellit dhe në të fshehtat e tij, pa ta kthyer më kurrë.

Viti i botimit:

2019

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

523

Përkthyes:

Taulant Hatia

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Çiraku i arkitektit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm