Luftë dhe terpentinë
nga Timothy Schaffert
1300 L
Duke u mbështetur në shënimet e ditarit të gjyshit të tij, në kujtimet e fëmijërisë dhe në historitë e treguara nga pikturat e Urbainit, Hertmans ka ndërtuar një rrëfenjë romantike të gjyshit dhe të sjellë në jetë me forcën e madhe të imagjinatës detaje të gjalla. “Lufta dhe Terpentina” është një vepër magjepsëse për një jetë që përkoi me tragjedinë e një shekulli… dhe një përpjekje pothuajse mitike për t’i dhënë pas vdekjes, një zë të besueshëm asaj jete.
–The Guardian
* * *
“Lufta dhe terpentina” është një nga ato rrëfimet e rralla emocionuese dhe të drejtpërdrejta nga një ushtar i vijës së parë në frontin e Luftës së Parë Botërore dhe mund të konsiderohet gjithashtu si një ofrim i prozës flamande me stilin dhe dimensionin e romanit të famshëm të Erich Maria Remarkut “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”.
Kjo vepër është një “Künstlerroman”, një sagë familjare, një histori dashurie dhe trashëgimie për brezat, është një reflektim dhe kujtesë historike mbi të shkuarën tonë jo shumë të largët. Është një prozë e mahnitshme që të bën të reflektosh dhe e ngarkuar me ndjenja të thella humanizmi.
Ashtu si i të gjithë shkrimtarëve të më-dhenj, edhe vokali i prozës së Stefan Hertmansit është tejet origjinal. Vepra e tij ngre shumë pyetje rreth kuptimit dhe eksplorimit të kontekstit historik, për problemet e trashëgimisë dhe për ne si qenie njerëzore.
Stefan Hertmans është padyshim një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore evropiane.
* * *
Stefan Hertmans është fitues i çmimit “Vondel” në vitin 2017.
Ka qenë i zgjedhur në shortlist për çmimin ndërkombëtar “ Man Booker 2017”.
Është zgjedhur si Autori i librit të vitit 2016 nga revistat: The Times, Sunday Times dhe The Economist, si dhe një nga autorët e 10 librave më të mirë për vitin 2016 nga New York Times.
* * *
“Nëpërmjet metodës së kolazhit narrativ, Stefan Hertmansi na ofron një galeri të pasur me personazhe të vizatuara me kujdes. Ai zbërthen deri në detaje botën e tyre psikologjike dhe na mundëson në-përmjet kësaj stilistike, zbulimin e një tra-shëgimie historike të çmuar”.
–Kirkus Review
* * *
“Hertmans është padyshim një klasik i së ardhmes… Çdo detaj në veprën e tij ka shkëlqimin më të lartë të poezisë.”
–The Guardi
Përkthyes: | Viola Trifoni |
---|---|
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ne të gjallët
1200 L -
Katër erërat
1400 L -
Autostrada Linkoln
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.