Ruajtësja e historive me fund të lumtur

1200 L

Categories: SKU: 9789928005281

Solina Ruzel është mjaft e zonja në biznesin e fustaneve të nuseve. Për breza të tërë, famiolja e saj ka drejtuar një sallon ekskluziv nusesh në Paris, ku magjia qëndiset me gjilpërë e me pe. Thuhet se nuset që veshin një fustan Ruzel e kanë të sigurt jetën e gëzuar. Por humbjet katastrofike gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë lënë të shkatërruar botën dhe zemrën e Solinës dhe besimi i saj te dashuria lëkundet. Ajo mbledh kujtimet dhe i flak ato bashkë me ëndrrat e saj të prishura, e vendosur që të harrojë.
Dekada më pas, ndërsa ajo është duke u pajtuar me humbjen e saj tragjike, duke synuar të hapë një galeri, sipërmarrësja Rori Grent merr me qira pronën e vjetër të Solinës dhe zbulon atje një kuti me letra e me një fustan të vjetër nuseje që nuk është veshur asnjëherë. Kur Rori i kthen ato sende, mes tyre lind një miqësi e pazakontë dhe fillojnë të dalin në sipërfaqe paralele të frikshme mes jetës së Rorit e asaj të Solinës. është e qartë se fati ka caktuar që ato të takohen – dhe që Rori ka të ngjarë të ketë çelësin për të ndrequr një padretësi të bërë dyzet vjet më parë, të hapë derën e shërimit të të dyjave dhe ndoshta edhe të një magjie të vogël.

Viti i botimit:

2022

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

368

Përkthyes:

Agim Doksani

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ruajtësja e historive me fund të lumtur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm