I shkruar në vitin 1996, Daullja prej letre është një roman koral në të cilin marrin jetë, në përditshmërinë e Shqipërisë së kohës së regjimit, dhjetëra personazhe nga shtresa sociale të ndryshme. Shumë prej këtyre kanë sjellje aq të vërteta sa duket se e grisin faqen e librit dhe dalin në botën reale. Mustafaj, në fakt, arrin të riprodhojë dinamika psikologjike absolutisht të besueshme, duke i paraqitur lexuesit individualitete konfuze të treguara në tredimensionalitetin e tyre, në ankthin e kufijve të tyre. Është detaji – një tik, një turp, një e metë, një njollë në të kaluarën e tyre, një obsesion – që na lejon të vëzhgojmë identitetin e tyre të papërsëritshëm.
Deliri kolektiv që prodhohet është i natyrës materiale dhe synon organizimin e kundërlëvizjeve të nevojshme për t’i shpëtuar mekanizmit të kontrollit shoqëror. Të gjithë e dinë se po vëzhgohen, madje spiunohen, dhe, bazuar në këtë siguri, çdokush vë në lëvizje një sërë kundërmasash që mund ta shpëtojnë. Por, nëse mendoni se keni përpara një fabul të përqendruar te shtypja komuniste, një histori që thekson mizoritë e burgosjeve ose persekutimeve në vijim të denoncimeve të zyrtarëve të zellshëm, do të zhgënjeheni shumë shpejt.
Fabio M. Rocchi
Pjesë nga parathënia
Nr. i faqeve: | 336 |
---|---|
Botues: | |
Viti: | 2024 |
Libra të ngjashëm
-
Spiritus
1000 L -
Kafsha apo fantazma
500 L -
Breznitë e Hankonatëve
500 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.