Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa.
Në këtë qytet, park industrial për dhjetëra makiladora që prodhojnë për tregun e afërt amerikanoverior, tashmë prej vitesh rrëmbehen, përdhunohen dhe vriten me qindra vajza, shumica punëtore në këto fabrika. Policia ka arrestuar një gjerman të ri dymetrosh, por vrasjet vazhdojnë. Në universitetin e Santa Teresës, profesori vejan Amalfitano ka filluar të dëgjojë zëra dhe po çmendet nga frika se mos e bija e re rrëmbehet dhe vritet.
Një gazetar nga Nju Jorku udhëton në Santa Teresa për një reportazh mbi një ndeshje boksi, por mëson për vrasjet e femrave dhe ngatërrohet me një grup të rinjsh të dyshimtë. Hans Rajteri, një gjatosh prusian, lufton në frontin lindor të Luftës së Dytë, dezerton afër mbarimit të luftës, rikthehet në atdhe dhe shndërrohet në një ndër figurat më të spikatura të letërsisë europiane dhe botërore, i përfolur rëndom për çmimin Nobel.
Shkruan nën pseudonimin Beno fon Arçimboldi, por as edhe botuesi i tij nuk ia di emrin e vërtetë, apo ku jeton dhe me se merret. Këto ngjarje janë vetëm skeleti i një romani me qindra personazhe dhe dhjetëra ngjarje brenda ngjarjeve, një epos i vërtetë i shekullit që sapo lamë pas.
Roberto Bolaño lindi më 1953 në Santiago, Kili. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Meksikë dhe në Spanjë, ku vdiq në moshën pesëdhjetë vjeçare. 2666 u botua pas vdekjes së autorit.
Vlerësime
“Me 2666, Bolaño i bashkohet shkrimtarëve më ambiciozë të shekullit XX, si Proust, Musil, Joyce, Pynchon e të tjerë, të cilët e shtyjnë romanin përtej caqeve konvencionale, duke ngërthyer një epokë të tërë, duke shpalosur njohuri enciklopedike dhe vrull stilistik, për të na ofruar një sintezë madhështore, ndonëse idiosinkretike, të gjithë të kulturës së tyre dhe vendndodhjes së tyre në të. Bolaño i bashkohet të pavdekshmëve.”
The Washington Post
“2666 ka të ngjarë të jetë romani i parë i madh i shekullit XXI… Bolaño na tërheq me vete përgjatë perimetrit të një humnere, me një shpejtësi të atillë saqë është e vështirë të fiksosh vrazhdësinë e asaj që shikon… Kemi të bëjmë me një vrull tragjik, një metafizikë me shpejtësinë e dritës – më në fund, ja një libër që i ngjet kohës së vet.”
The News & Observer
Viti i botimit: | 2016 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 1104 |
Përkthyes: | Bashkim Shehu |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Lavanderia e madhe
800 L -
Revolta e Atlasit 2
1000 L -
Muza e haresë
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.