Autobusi i drithërimave 1

nga Paul van Loon

800 L

Categories: SKU: 9928292087

Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave. Ky Autobus është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtarit.
Automjeti është i vjetër, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore janë ftuar të bëjnë ekskursione me të. Gjatë udhëtimit, shkrimtari lexon tregime nga libri i tij më i ri.

Ai ka përpara vetes edhe disa objekte: një skelet, një kavanoz… Autobusi bën përpara nëpër natë, i drejtuar nga një shofer që e ka të mbuluar fytyrën me një maskë.

Në fillim tregimet duken të pabesueshme, si rrëfimi për skeletin që lëviz e jeton si njeri i gjallë, apo tregimi për dymbëdhjetë gishtërinjtë e njeriut, por shumë ngjarje dhe rastësi të vogla që ndodhin në autobus, u shkaktojnë dyshime fëmijëve dhe mësuesit.

Ndërsa udhëtimi vazhdon, duket se dikush në autobus fsheh një sekret të keq. Apo janë më shumë ata që fshehin diçka?

Viti:

2019

Faqe:

168

Botues:

Përkthyes:

Ilira Shurbani

Libra të ngjashëm