Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
Po sikur të zbulojmë thesarin e Ali Pashait në Tepelenë?
Po sikur të dalim kampionë bote në futboll?
Po sikur të hyjmë në Europë?
I duhet edhe shkrimtarit të ëndërrojë.
Po sikur dikush ta marrë pendën në dorë dhe, gjithsesi, ta shkruajë njërin nga këto libra?
E pra, teksti për t’u vënë në të pasmen e kopertinës po e pret gati në këtë vëllim. Erashka është vërtet e gjerë: ese, studime historike e antropologjike, romane klasike, të verdha, thriller, letërsi fantastiko-shkencore, intervista, antologji, poezi të shqipëruara, të rizbuluara: një bibliotekë për t’u pasur zili.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 148 |
Botues: | |
Viti i botimit: | 2022 |
Libra të ngjashëm
-
Qorrfermani
700 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Pallati i Ëndrrave
900 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L -
Kështjella
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.