Në këtë roman gjallojnë një galeri personazhesh komplekse, të cilët enden si somnambul në një realitet që ngjan me një ëndërr dhe zhgjëndrrës, që përfton përmasa fantazmagorike.
Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni që enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
Romani i Dragan Velikiçit është një lojë pasqyrash për të gjithë ne që jetojmë në këtë gadishull të kontinentit të vjetër, qofshim serbë, shqiptarë, boshnjakë, kroatë, malazez etj. Paradoksalisht të ndarë në ngjashmëritë tona dhe të përbashkuar në mllefet e mëritë që na ndajnë e përçajnë.
Është pikërisht ky dimension mbarëballkanik, që e bën këtë libër të rrugëtojë në vendet tona dhe i bën personazhet e tij të flasin natyrshëm sa serbisht, kroatisht, boshnjakisht dhe, së fundi, edhe shqip.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 296 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mbiemri i ri
1200 L -
Autostrada Linkoln
1400 L -
Gruaja e liqenit
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.