Ky libër është krijuar për fëmijët që ende nuk kanë mësuar të lexojnë dhe për ata që sapo kanë nisur të lexojnë, ndaj kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve, që është vlerësuar si një mënyrë mjaft e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët që të shpalosin e të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.
Në këtë libër zbavitës plot me ilustrime tërheqëse, përmes të cilit fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit, janë përdorur shumë emra, si edhe disa folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes. Ato u përkasin të gjitha fushave, si: Kafshët e egra, Çfarë bëjnë njerëzit, Ora e historisë, Ngjyrat, format dhe numrat etj.
Po ashtu, në libër janë treguar edhe pesë histori të thjeshta e të këndshme, në të cilat janë përdorur edhe më shumë fjalë të botës së fëmijëve. Ato i ndihmojnë që ata, qysh herët, të mësojnë të shkruajnë e të krijojnë histori të vogla.
Në fillim të librit gjendet një lloj udhëzuesi për prindërit, i cili i këshillon se si të bashkëpunojnë me fëmijën hap pas hapi.
| Kopertina: | E fortë |
|---|---|
| Përmasat: | 220 x 280 mm |
| Nr. i faqeve: | 62 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Mortina: Një surprizë gazmore
700 LÇmimi origjinal qe: 700 L.560 LÇmimi i tanishëm është: 560 L. -
Sale
Histori përpara gjumit për vajza rebele 2
2000 LÇmimi origjinal qe: 2000 L.1800 LÇmimi i tanishëm është: 1800 L. -
Sale
Mortina dhe pushimet në liqenin misterioz
700 LÇmimi origjinal qe: 700 L.560 LÇmimi i tanishëm është: 560 L. -
Sale
Zbuluesit e vegjël: Shkenca
800 LÇmimi origjinal qe: 800 L.640 LÇmimi i tanishëm është: 640 L.









