Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit “Dashnori”, gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit, rrugët e mbushura me qen, lypës, të marrosur, netët e xhazit. Por historia rijetohet, nxirret edhe një herë nga pluhuri, zhvillohet, zmadhohet, sepse në thelb ajo është zemra e të gjithë veprës së Duras-it. Fëmijëria në Konçinçinë rivështrohet me furinë e atij që do të shprehë gjithçka: krenarinë, varfërinë, lakminë, mizorinë e jetës koloniale për të zvetënuarit. Nuk ka vend për dhimbsuri apo mall. Pasionet janë parësore, të dhunshme: një vëlla i gatshëm për të vrarë për pak drogë, një nënë e prirë të prostituojë të bijën, një burrë i pasur kinez që vjen nga Veriu, përballë një familjeje të shkatërruar.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Krenar Hajdëri |
Libra të ngjashëm
-
Gjithçka perfekte tek ti
1200 L1020 L -
Sekreti i Krishtlindjes
1200 L1020 L -
Na ishte një verë
1200 L1020 L -
Një verë italiane
1200 L1020 L -
Kujtimet e tij
1200 L1020 L