Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si “mbretëresha e akullt”. Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje.
Rajëni, me prejardhje irlandeze, është më i madhi ndër katër djemtë e shtëpisë dhe familja e tij e rrëmujshme administron një pab tipik në zemër të Mollës së Madhe. Që të dy janë njohur në shkollën e jurisprudencës në Yale, ku ka lindur antipatia e tyre e ndërsjellë.
Më pas Amalia qëndroi në Nju Jork, kurse Rajëni bëri karrierë në Çikago. Derisa një ditë, oferta për një vend si zëvendës prokuror do ta sjellë në Nju Jork.
Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë.
Por, ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë…
Ballafaqimi në sallë degjeneron deri aty sa gjyqtari u jep të dyve një dënim shembullor, që i detyron të kalojnë shumë kohë së bashku.
Dhe çfarë mund të ndodhë nëse dy persona që urrehen nga thellësia e zemrës janë të detyruar nga ligji që të bashkëpunojnë?
Viti i botimit: | 2016 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 332 |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ana Eliot (Persuasion)
1400 L -
Kujtimet e tij
1200 L -
Nesër, nesër dhe nesër
1400 L -
Na ishte një verë
1200 L -
Kockat e zemrës
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.