Dita kur ngjyrat u kthyen në shtëpi

800 L

Categories: SKU: 9789928341020-1

Lapsat me ngjyra të Dunkanit kanë karaktere shumëngjyrëshe. Pasi Dunkani qetësoi ndjenjat e lënduara të ngjyrave që ishin pjesë e kryengritjes, tani i duhet të përballet me kërkesat për ndihmë që vijnë nga pjesa tjetër. Kuqërremi kishte përfunduar poshtë shilteve të divanit dhe, kur babi u ul, pa dashje e copëtoi.

Llullaqi s’di se si kishte hyrë brenda makinës tharëse dhe nga nxehtësia koka i qe ngjitur si mastiç te një nga çorapët zhuls të Dunkanit. Secila nga ngjyrat ka një histori të trishtë për të na rrëfyer dhe një arsye të fortë për t’u kthyer në shtëpi, te kutia e vet.

Drew Daywalt dhe Oliver Jeffers ia dolën të krijonin përsëri një rrëfenjë po aq argëtuese dhe fëminore sa në librin e tyre të pare “Dita kur ngjyrat ngritën krye”, fitues i çmimit “Red House” në kategorinë e letërsisë për fëmijë në vitin 2015, përzgjedhur dhe votuar nga vetë vogëlushët.

Botues:

Nr. i faqeve:

488

Përkthyes:

Anisa Memushi, Ledia Kostandini

Kopertina:

E butë

Viti i botimit:

2022

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dita kur ngjyrat u kthyen në shtëpi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm