E-ngrënësi dhe Ë-vënësi
nga Rudina Çupi
800 L
Me një ligjërim të pasur, por lehtësisht të komunikueshëm, endur me imagjinatë dhe me finesë, kjo vepër ia del të gërshetojë më së miri rrëfimin, përfytyrimin dhe edukimin gjuhësor të përshtatur për një lexim fëminor, estetik, të dobishëm dhe argëtues në të njëjtën kohë. (Libri “E-ngrënësi dhe Ë-vënësi” është përrallë gjuhësore e serisë “Lexo e zbulo”, një seri dedikuar leximit mes rreshtave për fëmijë mbi 10 vjeç. I kushtohet gjuhës shqipe, kryesisht dukurisë së mospërdorimit dhe përdorimit me tepri të shkronjës “ë” në dy dialektet e saj (në dialektin tosk përdoret me tepri, në dialektin geg shmanget). E rrëfyer si përrallë dhe ndërvepruese me lexuesin përmes rasteve konkrete të përdorimit ose jo të ë-së, ky libër i ndihmon fëmijët që të përforcojnë përdorimin e drejtë të saj. Fantazia dhe befasia mbresëlënëse e kthesave të ngjarjeve e bën tërheqës këtë libër dhe mesazhet e shumta të dobishme dhe praktike, i shërbejnë çdo fëmije për t’u ndërtuar si qytetar me vlera personale e shoqërore të shëndetshme.