Melsi, gazetar dhe shkrimtar shqiptar që jeton në Greqi prej njëzet vjetësh, kthehet me ngut në vendlindje, pasi merr vesh vdekjen enigmatike të të atit në Shangai. Për njëzet e pesë ditë ai përballet me burokracitë rraskapitëse të shtetit shqiptar për të sjellë trupin e pajetë të të atit në Tiranë. Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fetore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.
Përmes personazheve që mbartin brenda tyre sekrete të dhembshme dhe tragjeditë e shekullit XX, Kapllani rindërton historinë e një familjeje që fsheh origjinën e saj. Ai rrëfen historitë e një babai dhe të birit, që iu mbijetojnë regjimeve mizore dhe një epoke të trazuar falë pasionit dhe dashurisë për librat dhe gjuhët.
Viti: | 2021 |
---|---|
Faqe: | 140 |
Përkthyes: | |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Breznitë e Hankonatëve
500 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Pallati i Ëndrrave
900 L -
Kafsha apo fantazma
500 L -
Diktatori në kryq
1000 L