Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm – ja, kjo është Festa e kotësisë.
Ata që i njohin librat e Kunderës, e dinë se dëshira për të përfshirë një pikëz “joserioziteti” në roman, nuk është e re për të.
Në romanin Pavdekësia, Gëte dhe Heminguej shëtisin së bashku, duke folur e qeshur. Te Ngadalësia, Vera, bashkëshortja e Kunderës, e paralajmëron: “Më ke thënë shpesh se do të doje që një ditë të shkruaje një roman ku asnjë fjalë nuk do të ishte serioze… Dua vetëm të të paralajmëroj: Kujdes!”
Dhe, në vend që të ketë kujdes, Kundera më në fund e realizon ëndrrën e tij të vjetër estetike – dhe Festa e kotësisë mund të konsiderohet si sintezë e gjithë veprës së tij. Një sintezë e çuditshme. Një epilog i çuditshëm. Një e qeshur e çuditshme, e frymëzuar nga epoka jonë, që është komike, sepse ka humbur çdo sens humori.
Çfarë mund të themi më shumë? Asgjë. Vetëm lexojeni.
“Nga autori i famshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht i librit Lehtësia e padurueshme e qenies, na vjen një roman argëtues që të magjeps, kurorëzim i denjë i karrierës së tij të jashtëzakonshme, një libër që përzien absurdin me moralin.”
Publishers Weekly
“Stilistikisht dhe tematikisht është Kundera Letërsi & fiksion > Klasikë: polifonik, digresiv, intelektual por antifilozofik, enkas i çuditshëm dhe agresivisht i lehtë. Dhe përshkrimet e tij janë po aq të bukura, sa gjithmonë.”
Booklist
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Saverina Pasho |
Libra të ngjashëm
-
Femrat
1000 L850 L -
Ne, fëmijët e kopshtit zoologjik të Berlinit
1500 L1275 L -
Dita e fundit të Eskilit
1000 L850 L -
Ëndrrat dhe dashuritë e një jete
2000 L1700 L -
Bukë me sallam
1000 L850 L