Një rrëfim drithërues!
Personazhe të paharrueshme
Një fund përvëlues
Në xhunglën e Shërbimit Sekret post-sovjetik, një agjente e bukur dhe e mençur ruse, e trajnuar në artin e joshjes, përfshihet në një duel pasionant me oficerin e CIA-s, i cili luan rol kyç në çështjen e saj.
Dominika Egorova nuk kërkoi të stërvitej në Shkollën sekrete ruse të Harabelave, por në lojën e vjetër të seks-spiunazhit nuk kanë mbetur shumë lojtarë të zotë. Megjithatë, tek amerikani Nataniel Nesh ajo gjen kundërshtarin e denjë dhe mes tyre nis një lojë vdekjeprurëse, ku do të bëhen e do të prishen aleanca të fshehta dhe ku pasioni i ndaluar do të kërcënojë jo vetëm jetën e një burri dhe të një gruaje, por fatin e dy superfuqive.
Jason Matthews e ka jetuar personalisht këtë jetë dhe këtë histori, dhe kjo është e dukshme në çdo faqe të librit: spiunazh i niveleve të larta, rrezik i pallogaritshëm, seks, agjentë të dyfishtë dhe udhëkryqe pa fund. Çfarë i duhet më shumë një lexuesi?
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 544 |
Përkthyes: | Sonila Pasmaçiu |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Veriti
1200 L -
Njëra nga vajzat
1200 L -
Shantaram vol. 2
1700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.