Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora në kohët tona, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurënm, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e Lashtë e deri sot. Ky libër ndriçon mënyrat e ndryshme se si është kuptuar Bukuria e natyrës, e luleve, e kafshëve, e yjeve, e përpjestimeve matematike, e dritës, e gurëve të çmuar, e veshjeve, e Zotit dhe e Djallit.
Ndonëse na kanë mbetur vetëm veprat e filozofëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, mistikëve ose teologëve, si dhe dëshmitë e piktorëve, përmes këtyre dokumentave mund të rikrijohen edhe mënyrat e ndryshme se si e kuptonin Bukurinë njerëzit e thjeshtë, të varfrit, endacakët e të gjitha kohëve. Dhe mund të vihet re si jo vetëm në epoka të ndryshme, por herë – herë brenda edhe të njëjtës kulturë, kuptimet e ndryshme për të Bukurën kanë hyrë në konflikt ndërmjet tyre. Lexuesit, duke shfletuar faqet e këtij libri, do të thonë nëse përmes këtyre shfaqjeve të saj të ndryshme ideja e Bukurisë ka ruajtur disa tipare të qëndrueshme. Gjithsesi, ata do të përjetojnë çaste tërheqëse për mendjen dhe ndjenjën.
Komente mbi të bukurën:
“Në të vërtetë, nuk ka bukuri më të mirëfilltë se urtësia që dallojmë dhe duam te ndokush, pavarësisht prej fytyrës së tij që mund të jetë e shëmtuar dhe, pa i kushtuar fare vëmendje paraqitjes së tij të jashtme, ne kërkojmë bukurinë e tij të brendshme.” Plotini
“Bukuria e botës përbëhet nga gjithçka që shfaqet në pjesët e saj të veçanta, sikurse janë yjet në qiell, zogjtë në ajër, peshqit në ujë, njerëzit mbi faqe të dheut.” Gijomi i Konshit
“Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t’ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.” Devid Hjum
“Vdekja dhe bukuria janë dy gjëra të thella, të cilat përmbajnë aq kaltërsi e aq ngjyrë të zezë, sa duken si dy motra të frikshme, që mbartin në vetvete të njëjtën fshehtësi dhe të njëjtin mister.” Viktor Hygo
“Bukuria është e vërteta, dhe e vërteta është bukuria, kjo është gjithçka që dimë dhe që duhet të dimë në këtë botë.” Xhon Kits
“Bukuria është gjithnjë e çuditshme. Nuk dua të them se është qëllimisht, me arsye të ftohtë e tillë, pasi atëherë do të ishte një dukuri e përbindshme, që del nga shinat e jetës. Por dua të them se përmban gjithnjë diçka të çuditshme, që e bën të jetë një Bukuri e veçantë.” Sharl Bodler
Nga i njëjti autor
-
Tri rrëfenja
900 L -
Varreza e Pragës
1250 L
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 440 |
Përkthyes: | Shpëtim Çuçka |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Shqipëria në art
4500 L -
Mbinjeriu i masës
1000 L -
Histori e ilustruar e artit
5000 L -
Heronjtë janë të uritur
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.