Historia e vajzës së humbur
nga Elena Ferrante
#4 Saga Napoletane
1200 L
Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe “rilindje”.
Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për t’i rënë pas një dashurie rinore, që u bë sërish e pranishme në jetën e saj të re.
Lina nuk është larguar kurrë nga Napoli, ku arriti të ngrinte një karrierë të mahnitshme si sipërmarrëse informatike, duke ushtruar më shumë se kurrë rolin e saj karizmatik dhe magnetik si lidere e fshehtë, por e vërtetë e lagjes.
Dy gratë, pole vërtetë të kundërta të së njëjtës forcë, takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen.
Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 342 |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mikesha gjeniale
1000 L -
E fshehta e shëronjëses
1300 L -
Dëshmitarja e fundit
1300 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.