Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

nga Frank O’Connor

1500 L

Categories: SKU: 9789928371317

“Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” është një përmbledhje tregimesh e shkrimtarit irlandez Frank O’Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O’Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij. Ai përshkruan djelmosha, të bindur se janë gjeni apo që i ka kapërthyer rivaliteti me babanë e tyre, si dhe ushtarë të Ushtrisë Republikane Irlandeze, që duhet të marrin vendime të vështira në mes të një lufte topitëse. Diku tjetër, një grua e moshuar kërcënon të birin se do t’i shfaqet lugat, po të mos e varrosë në fshatin e origjinës, teksa një kurorë lulesh gati sa nuk shkakton skandal, sepse një dorë anonime e lë në funeralin e një prifti. Në këto përjetime të bukura të jetës së zakonshme – sa komike, aq dhe tragjike – O’Connor-i portretizon çaste të parëndësishme, që na çojnë tek e vërteta psikologjike që qëndron në zemër të personazheve të tij.

Nr. i faqeve:

566

Përkthyes:

Sokol Çunga

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm