Zoti nuk është i ndrojtur
nga Olga Grjasnowa
1000 L
Amali, Hamudi dhe Jusufi janë të rinj, të bukur, të privilegjuar, ambiciozë, që besojnë në revolucionin e vendit të tyre: Sirisë. Por, papritmas, ata humbasin çdo gjë dhe u duhet të luftojnë për të mbijetuar. Dhe për t’u arratisur.
Hamudi është një kirurg i ri, që ka studiuar në Paris e që tashmë ndihet europian, i kthyer në Siri vetëm për të rinovuar pasaportën, por që ka mbetur në qytetin e tij të lindjes, i kapur në çark. Amali dhe Jusufi janë aktorë të talentuar, që jetojnë në Damask dhe kanë marrë pjesë në protestat antiqeveritare.
Por kur lufta civile shpërthen në atdheun e tyre, ata duhet të zgjedhin: të rrezikojnë jetën, duke qëndruar në vendin që duan, apo të ikin në kërkim të një jete të re diku tjetër?
Romani na përcjell ngjarje politike që janë vendimtare për fatet e shumë personazheve në aktualitetin e tmerrshëm të Sirisë, që nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe e vitit 2011 e deri më sot. Olga Grjasnowa, me një stil të qartë dhe të pjekur, që i jep së tashmes përmasa epike, na zhvendos në qytetin e Damaskut në javët e revolucionit sirian kundër Bashar al-Asadit.
Ngjarjet dhe arratisja e personazheve kryesore në rrugë të ndryshme por nëpër të njëjtin det, me vdekjen në sy, bëhen dëshmi dhe dokument i kohës sonë dhe një përvojë së cilës ne si lexues mund t’i rrimë larg e aq më pak të jemi indiferentë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 264 |
Përkthyes: | Grejsa Ymeri-Boehl |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gruaja e liqenit
1200 L -
Ne të gjallët
1200 L -
Dëshmitarja e fundit
1300 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.