Kultura tradicionale kineze është një hyrje shkencore në kulturën e ndritur tradicionale të qytetërimit kinez, një nga qytetërimet më të mëdha në botë. Hyrja e këtij libri paraqet shkurtimisht thelbin e kulturës tradicionale kineze dhe evoluimin e vlerave tradicionale, ndërsa njëmbëdhjetë kapitujt e tij trajtojnë me zgjuarsi tema, si: filozofia, feja, shkenca e historisë, letërsia, reliktet, kaligrafia, piktura, mjekësia, kujdesi ndaj shëndetit, ushqimi, arkitektura etj., etj. Pjesa e fundit analizon sfidat me të cilat përballet kultura tradicionale kineze në kohët moderne dhe parashikon prirjet e zhvillimit të saj në të ardhmen. I shkruar për lexuesin e gjerë, Kultura tradicionale kineze është një udhërrëfyes nëpër historinë më tepër se pesëmijëvjeçare të kulturës dhe shoqërisë kineze, nga parahistoria deri në ditët tona.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Barleti i hershëm
2500 L2125 L -
Shqipëria. Ngritja e një mbretërie
1250 L1063 L -
Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar.
1400 L1190 L -
55 ditë
2500 L2125 L