Si një shtjellë e marrë vërtiten sipër nesh shtrigat, engjëjt dhe djajtë, Gilgameshi i asirëve, Tristani me Izoltën, Prometheu, Atridët e përgjakur, don Zhuan Tenerio e don Miguel Manara, të shkrirë e të bërë një në fytyrën e Don Zhuanit, Abrahami, profetët biblikë, studenti pijanec Faust, vdekur më 1543, bashkë me Mefistofelin e vet, fytyra të reja që janë në përpunim e sipër, Merilin Monro, Hitleri, ndoshta Ajnshtajni, që mund të shfaqen në kush e di ç’trajtë befasuese.
Jeta jonë, e rrethuar nga kjo shtresë e dendur, njëlloj si globi tokësor nga atmosfera e tij, ndihet disi më e mbrojtur nga pashpirtësia e gjithësisë.
Për Ismail Kadarenë, i cili e ka njohur nga afër, bota komuniste, me mizorinë dhe tmerret që mbart, shfaqet si një enë e jashtëzakonshme ku përpunohet pandërprerë alkimia e legjendës.
Vetë Kadareja vjen nga një tokë legjendash: Shqipëria. Fuqia e tij evokuese bën këtu mrekulli, duke na ndihmuar të kuptojmë mekanizmat që lindin legjendat dhe duke na zhytur në këtë univers ku, që prej agimit të kohëve, bashkëjetojnë të gjithë popujt dhe të gjitha brezat.
| Faqe: | 96 |
|---|---|
| Kopertina: | E butë |
| Viti: | 2026 |
Libra të ngjashëm
-
Mërkuna e zezë
800 L -
Kështjella
1000 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L








