Libri i biznesit

2500 L

Categories: SKU: 9789928240064-1

Nëse je sipërmarrës që do të hapë një biznes të ri, një president firme që do të zgjerojë horizontin e njohurive të tij apo një konsumator që ka kërshërinë të mësojë sekretet e suksesit në biznes, në këtë libër do të gjesh plot material frymëzues. Si të krijoni një markë të suksesshme? Si të bëheni udhëheqës biznesi? Pse disa firma falimentojnë, ndërkohë që të tjera lulëzojnë? Gjatë gjithë historisë, mendimtarët e biznesit kanë dhënë ide dhe zgjidhje që kanë ndihmuar në zhvillimin e biznesit e të tregtisë. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, “Libri i biznesit” zbërthen ide biznesi të shkëlqyera, duke dhënë shpjegime që depërtojnë në thelbin e kuptimeve të ndërlikuara. Ai është i pajisur me diagrama që shpjegojnë teori të rëndësishme, si dhe me shembuj të vlefshëm për të ilustruar idetë e biznesit kudo në botë, duke u shndërruar në një udhëzues të trefishtë: për menaxhimin e biznesit, për anën e tij teorike dhe për strategjinë e tij. Këtu do të njiheni me punën e ideatorëve më të mëdhenj të biznesit, me udhëheqës e guru, që nga Henri Fordi e deri te Stiv Xhobsi; do të gjeni një fjalor shpjegues të termave të biznesit dhe shumë biografi vërtet interesante.

Kopertina:

E fortë

Përmasat:

200 x 240 mm

Nr. i faqeve:

352

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Libri i biznesit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm