Lojëra (Twisted #2)

nga Ana Huang

1500 L

Categories: SKU: 9789928377319

Stoik, mbrojtës dhe arrogant, truproja e elitave, RIS LARSENI, ka dy rregulla:

1) Të mbrojë klientët e vet me çdo kusht;

2) Të mos përfshihet emocionalisht me ta. Asnjëherë.  Kurrë nuk është tunduar t’i thyejë këto rregulla, derisa takoi… atë.  Brixhita fon Ashebërgun. Një princeshë me të njëjtën kokëfortësi si e tija dhe një zjarr të brendshëm që ia bën rregullat shkrumb e hi. Ajo ishte gjithçka që ai nuk priste dhe për të cilën nuk e dinte se kishte nevojë.  Ditë pas dite, milimetër pas milimetri, ajo ia ul tërë barrierat, derisa ai përballet me një të vërtetë, që nuk mund ta mohojë më: është betuar që ta mbrojë, po gjithçka do është ta shkatërrojë. Ta bëjë të vetën. Sepse ajo është e tija. Princesha e tij.  Fruti i tij i ndaluar. Fantazia e tij e shthurur. Mbretërore, me vullnet të fortë dhe e lidhur me zinxhirët e detyrës, PRINCESHË BRIXHITA ëndërron lirinë për të jetuar dhe dashuruar sipas zgjedhjes së vet. Po kur i vëllai heq dorë nga froni, ajo befas gjendet përballë idesë së një martese pa dashuri, për përfitime politike dhe një froni, që nuk e ka dashur kurrë. Dhe ndërkohë që përballet me intrigat dhe tradhtitë e rolit të saj të ri, duhet të fshehë edhe dëshirën për një burrë, që nuk mund ta ketë.  Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë… dhe t’i dënojë të dy.

Botues:

Nr. i faqeve:

480

Viti:

2023

Përkthyes:

Ajsela Koka

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lojëra (Twisted #2)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm