Martin Camaj ende i pazbuluem
Hans-Joachim Lanksch
500 L Çmimi origjinal qe: 500 L.450 LÇmimi i tanishëm është: 450 L.
10% Off
Në këtë libër gërshetohet objektivizmi me ndjeshmërinë e studiuesit, ky autor e sjell shumë bukur figurën e Martin Camaj që është një shkollë më vete për letërsinë shqipe.
(Fragment i shkëputur nga libri)
Martin Camaj i përjetonte kontrastet mes botës së njohun dhe të huej, mes veriut dhe jugut, mes ngrohtësisë dhe ftohtësisë, dritës dhe territ, mes të qenunit mbarë e të qenunit prishun.Lexuesi ka mundësi me i lexue vjershat e Martin Camajt me thjeshtësi të pacerebralizueme. Me i lexue si pejsazh fjalësh tue u endë në kët pejsazh fjalësh dhe imazhesh në shtigje ”të parrahuna me kambë ose patkoj”, tue ndigjue heshtjen, tue shtegtue majë me majë, tue shtegtue nëpër rrafshet, malësitë, honet, ngjyrat, hijet, tingujt e jehonat e fjalëve tue u zhytë ”nën hijen e sendeve”
Për poetin nga bjeshkët e Temalit, bota ishte nji si arsenal shenjash, kurse letërsia për të ishte nji mjet për me u dhanë shenjave nji tingull nëpërmjet fjalës.
| Viti: | 2017 |
|---|---|
| Faqe: | 98 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Fillimet e modernitetit në prozën romanore shqipe
1500 LÇmimi origjinal qe: 1500 L.1050 LÇmimi i tanishëm është: 1050 L. -
Sale
Hyrje në teoritë e mëdha të romanit
1000 LÇmimi origjinal qe: 1000 L.700 LÇmimi i tanishëm është: 700 L.









