Misteri i fundit i Mona Lizës
1500 L 1050 L
Nga autori i njohur për romanet kriminalistike dhe artisti i vlerësuar, Jonathan Santlofer, vjen një rrëfim magjepsës mbi vjedhjen e Mona Lizës në vitin 1911 nga Luvri, falsifikimet që pasuan dhe të fshehtat e botës së sotme të artit.
Gusht, 1911: Mona Lisa është vjedhur nga Vincent Peruggia. Saktësisht çfarë ndodh në dy vitet përpara rikthimit të saj mbetet një mister. Ekzistojnë shumë kopje të Mona Lizës, dhe shumë historianë pyesin veten nëse piktura që është kthyer në Luvër është e vërtetë apo falsifikim, ndërruar në vitin 1911.
Ditët e sotme: Profesori i artit, Luce Perrone, kërkon të zbulojë të vërtetën për paraardhësin e tij të famshëm, Peruggia. Kërkimi i tij tërheq një detektiv të Interpol-it me një mision për të përmbushur dhe një grua të panjohur, por që ofron ndihmë në mënyrë të çuditshme. Shpejt, Luce zhytet në botën e artit dhe të falsifikimeve, një terren i obsesionit dhe rrezikut.
“Mezi pret se çfarë ndodh në momentin tjetër… Një libër i paheqshëm nga dora! Santlofer-i e ka tejkaluar veten këtë herë”.
Michael Connelly
“I jashtëzakonshëm – në çast përfshirës, intrigues dhe frymëmbajtës… Santlofer-i ka lindur për të shkruar këtë triller!”
Lee Child
“Një rrëfim krejtësisht i papërmbajtshëm intrigash, sekretesh familjare dhe idengulitjeje me kapërcim në kohë, i shtrirë në kontinente”.
Megan Abbott
“Bindës, inteligjent, magjepsës, dhe thellësisht përmbushës… Një libër që nuk doja të mbaronte”.
Peter James
“Mbërthyes… të kafshosh thonjtë… një mjeshtër klasi për mënyrën se si të jep një kuptim të thellë për historinë e artit ndërkohë që bën një triller pa fund e krye”.
Sara Paretsky
“Një triller ndërkombëtar i rendit të parë, joshës, plot aksione që ndodhin shpejt… një roman që të merr me vete. Mos e humbni!”
Lisa Unger
“Brilant… madhështor… Gjithë zotësitë (e Santlofer-it) të mbledhura bashkë… dhe rezultati është kryekreje përmbushës”.
Lawrence Block
“Vështirë të imagjinosh shkrimtar tjetër që mund t’ia dalë një akti të guximshëm si “Misteri i fundit i Mona Lizës”, me kombinimet e rrëqethjes, historisë dhe njohurive të brendshme të botës së artit.
Një arritje vetanake e një shkrimtari të jashtëzakonshëm. Përnjëmend trullosës”.
Laura Lippman
“Një lexim i tendosur këndshëm, i cili ngërthen kërkimin e sotshëm të së vërtetës së një vjedhjeje historike në jetën reale me efektin e shfletimit të librit”.
Ruth Ware
Viti: | 2025 |
---|---|
Përkthyes: | Vladimir Bica |
Faqe: | 400 |
Libra të ngjashëm
-
Shihemi në gusht
1500 L1050 L -
Ende gjallë
1200 L1080 L -
Parimet e suksesit
1500 L1350 L -
Mbase duhet të flasësh me dikë
1500 L1350 L -
Dua veten, të dua ty
1300 L1170 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.