Molla: Rubedo (vol 3)

Zejnullah Rrahmani

1250 L 875 L

Categories: , SKU: 9789928824943Tags:

Në fund të veprës, rrëfimtari rrëfen për kthimin te Molla e Kuqe e kopshtit të prindërve të tij, një mollë thuajse magjike, që rritej nga viti në vit dhe poshtë së cilës, në rininë e hershme, ai kishte qëndruar duke lexuar e duke ëndërruar, i fshehur nga bota. Ndërsa tani që ka kaluar kohë, rrugët e shtigjet për te Molla janë zënë, ai i hap me mundim dhe tek qëndron poshtë saj e merr gjumi. Në ëndërr i fanespet Gjarpri dhe mandej e dashura, e cila diku në rrugët e Prishtinës i jep të kafshojë nga molla e saj e kuqe.
Rrugën për te molla origjinale, rrëfimtari na thotë se nuk e harron kurrë. Tashmë atë rrugë e dimë edhe ne. Njëjtë siç dimë fort mirë që “Molla”, vepra më e fundit e Zejnullah Rrahmanit, është një magnum opus, gur i çmuar i shkrimtarisë, dhuratë për lexuesin, ashtu si mollët në Antikitet me të cilat blatohej dashuria.
Elsa Skënderi

Rrëfimi i dashurisë mbush hapësirën pa fund të romanit “Molla”. Përmes polifonisë stilore dhe kupti- more, shpaloset bota shumëdimenzionale që rezulton në simfoni të një proze magjepëse të përtejkohëshme.
Fraza, fjalia, fragmenti, të gjitha shkëlqejnë në elegancë perfekte të gjuhës në rrëfimin e kësaj proze.
Ali Aliu

Viti:

2039

Faqe:

380

Botues:

Libra të ngjashëm