Ndodhi nga xhungla

nga Vili Minarolli

800 L 720 L

Categories: SKU: 9928217394

Libri me tregime Ndodhi nga xhungla vjen si një apoteozë e realitetit të viteve ‘90 e më tej, me ngjarjet e vrullshme, skenat, prapaskenat dhe të gjitha zhvillimet, që pasqyrohen qartë përmes rrëfimit të veçantë të Minarollit. Narracioni i shkrimtarit është sa i thellë, aq dhe dinamik, sa i vërtetë, aq dhe tronditës. Personazhet janë të tilla që të duket se ua ndien frymëmarrjen në çdo faqe të librit, ndien peshën e vështrimit të tyre dhe shpesh ligësinë, arrogancën, hakmarrjen, pse jo, edhe dashakeqësinë e njerëzve të implikuar në karrierën politike. Kjo krijon një tablo sociale, që të trondit e të indinjon, të prek dhe të mbush me dëshirën për ndryshim. Por ky është dhe misioni i letërsisë së vërtetë, të frymëzojë te lexuesi perspektivën, vlerat dhe dashurinë për zhvillim e drejtësi.

Viti:

2017

Faqe:

296

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ndodhi nga xhungla”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm