Në mbrojtje të kapitalizmit

Çmimi origjinal qe: 1800 L.Çmimi i tanishëm është: 1080 L.

40% Off

Categories: SKU: 9789928265739

Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.
Kapitalizmi, thonë kritikët e tij, u jep përparësi fitimeve mbi njerëzimin, krijon monopole dominuese dhe minon demo- kracinë. Zitelmann shqyrton me radhë secilin prej këtyre argumenteve dhe zbulon të metat kritike që i zhvlerësojnë ato. Ai ofron kundërargumente për secilën akuzë, duke përdorur një mori provash historike dhe fakte që hapin sytë, për të provuar se nuk është kapitalizmi ai që ka dështuar, por një shekull eksperimentesh antikapitaliste.

Pjesa e dytë e librit eksploron perceptimet popullore të kapitalizmit në Europë, SHBA, Amerikën Latine dhe Azi dhe bazohet në një sondazh të porositur posaçërisht të Ipsos MORI të 21 vendeve, rezultatet e të cilit prezantohen këtu për herë të parë.

*

“Një nga librat më të rëndësishëm prej dekadash në mbrojtje të kapitalizmit… Adam Smith do ishte ndier krenar dhe i impresionuar.” STEVE FORBES, Drejtues dhe kryeredaktor i Forbes Media

“Mitet e shumta që kritikojnë kapitalizmin refuzohen me fakte dhe argumente bindëse, të cilave kritikët nuk do të jenë në gjendje t’u japin një përgjigje efektive. Gjithsecili që do të dijë të vërtetën rreth kapitalizmit, duhet ta lexojë këtë libër”.
John Mackey, Themelues i “Whole foods markets”.

“Ky libër i vonuar prej kohësh ekzaminon në mënyrë faktike dhe kundërshton tërësisht dhjetë nga pikat më të diskutuara antikapitaliste. Më në fund, dikush e bëri këtë gjë…
dhe pikërisht në kohën e duhur”.
Kristian Niemietz, Institute for Economic Affairs, Londër.

“Libri u përgjigjet nevojave kritike, veçanërisht faktit se si politikanët joliberalë tani fajësojnë kapitalizmin për mjerimin që e krijuan ata vetë, përmes ndërhyrjeve në politikat ekonomike. Le të jemi mirënjohës ndaj këtij libri, i cili rishikon tërësisht faktet që na interesojnë”.
Brad Lips, Atlas Network

“Në librin e tij, Në mbrojtje të kapitalizmit, Rainer Zitelmann ekspozon mitet dhe supersticionet e mësuara në shkollë dhe na jep shpjegimin e duhur të realitetit ekonomik”.
Prof. Thomas DiLorenzo, Senior Fellow, Von Mises Institute. Autor i librit “How Capitalism saved America”.

Nr. i faqeve:

392

Botues:

Viti:

2024

Kopertina:

E fortë

Përkthyes:

Kozeta Çika

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Në mbrojtje të kapitalizmit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm