Njeriu më vete e me të tjerë
nga Martin Camaj
Përmban:
- Prej ciklit “Kangë të vjetra”
- Pleqnime më vete
500 L
Në shumë aspekte, Martin Camaj është intelektuali tipik europianolindor, që, për arsye politike, lë atdheun e vet dhe endet nga një vend në tjetrin. Por kur zë vend – dhe në këtë kohë nuk është më i ri – ai e ndien se është e pamundur për të të zërë rrënjë në tokën e re. Atë e përshkon nostalgjia për atdheun e vet. Dhe nëse ndodh që ai është shkrimtar, do ta shprehë nostalgjinë duke u prirë ta modulojë mbi një temë bazë, atë të humus-it të vet kulturor.
ARSHI PIPA
Pjesë nga parathënia
Te Camaj, titulli i një vëllimi apo vepre nuk është asnjëherë rastësor, porse shpreh në mënyrë sintetike konceptin e thellë të brendisë, aq sa të krijohet përshtypja se nga njëra poezi e vëllimit në tjetrën, ashtu si nga njëri kapitull i romanit në tjetrin, titulli lakohet pafundësisht në trajta asnjëherë të ngjashme me njëra-tjetrën.
ARDIAN MARASHI
Pjesë nga parathënia
Libra të ngjashëm
-
Lulet e ftohta të marsit
900 L -
Mërkuna e zezë
800 L -
Hija
700 L -
Qorrfermani
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.