Për dashurinë dhe demonë të tjerë
Gabriel García Márquez
Përktheu nga origjinali Erion Karabolli
“Një vepër krejt magjepsëse dhe e mprehtë … García Márquez ruan një zë energjik dhe të jashtëzakonshëm, si dhe penën e një engjëlli.”
—Los Angeles Times Book Review
1000 L
Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.
Sierva Maria duket krejt e padëmtuar – por, ndërsa thashethemet për sëmundjen e tërbimit përhapen, markezi dhe gruaja e tij, habiten me shëndetin e saj që vijonte të ishte mirë. Në një qytet të mbërthyer nga supersticioni, nuk do të kalojë shumë kohë derisa ata apo kushdo tjetër, ta shohin mbijetesën e saj si të pushtuar nga djalli dhe fuqitë e saj të mbinatyrshme, si shkaktaret e fatkeqësive të qytetit. Vetëm një prift i ri në moshë, i ngarkuar me detyrën për të përzënë shpirtin e keq, kupton shëndetin e mirë të vajzës. Por a mund ta bindë ai qytetin se nuk është vajza ajo që ka nevojë për shërim?
[dt_divider style=”thin” /][dt_gap height=”10″ /]“I shkëlqyer dhe një lexim intensiv.”
—Time Out
“Njëkohësisht nostalgjik dhe satirik, një fabul brilante.”
—Sunday Times
“Një kryevepër e dhembshme, e mprehtë dhe e paharrueshme.”
—Daily Telegraph
“Një arritje e shkëlqyer dhe prekëse.”
—The New York Times Book Review
“Magjepsës … Evokon ndjenjën e qytetërimit, ndërsa gama e emocioneve, që nga komikja e deri te mistikja, paraqet një arritje që rrallëherë gjendet në letërsi.”
—The Boston Globe
Libra të ngjashëm
-
Tregimet
1500 L -
Jeto për ta treguar
1500 L -
Gjiganti i fjetur
1000 L -
Mbi heronjtë dhe varret
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.