Pertej dimrit

1200 L

Categories: SKU: 9789994306244Tags:

“Donte të shfrytëzonte çdo ditë të veçantë, sepse tashmë ishin të numëruara dhe, me siguri, ishin më pak nga sa shpresonte ajo. Nuk kishte më kohë për të humbur.”

Bruklin, në ditët tona. Gjatë një stuhie bore, Riçard Baumasteri, profesor universiteti, i vrazhdë dhe i mbyllur, përplas me makinën e tij atë të Evelinë Ortegës, një grua e re që ka emigruar ilegalisht nga Guatemala. Ai që duket vetëm një aksident i rëndomtë, merr një rrugë krejt tjetër, kur Evelina shkon në shtëpinë e profesorit për të kërkuar ndihmë. I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar.

Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. Tri fate që Isabel Allende i kryqëzon për t’i dhënë jetë një romani të mahnitshëm dhe shumë aktual mbi emigrimin dhe identitetin amerikan, mundësinë e dytë dhe shpresën se, përtej dimrit, na pret gjithnjë një verë e pakthyeshme.

Viti:

Nentor 2020

Faqe:

346

Përkthyes:

Adrian Beshaj

Botues:

Libra të ngjashëm