Premtoj të gaboj

1200 L

Categories: SKU: 9789928001979

“Premtoj të gaboj” është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Është shitur në gjithë botën pas panaireve ku spikati bujshëm. Rrjeti është mbushur me komente dhe mijëra dashamirës e kanë zgjedhur si librin e vitit. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.

– Prill 2014 Lisbonë. Pedro Chagas Freitas ka një pasion të madh: të jetojë. Dhe për të treguar gjithçka të mrekullueshme që na ofron jeta, duhet të shkruajë. Premtoj të gaboj është krijimi i tij më i ri, sapo mbaroi së shkruari reshtin e fundit dhe e di që ka përmbyllur aty gjithë universin e tij.

– Gusht 2014. Libri sapo doli dhe u përshëndet si fenomeni i ri i vitit. Të gjithë e presin dhe nuk ka asnjë forum të rrjet ku nuk flitet për të.

– Shtator 2014. Premtoj të gaboj pushton libraritë portugeze dhe, menjëherë, ngjitet në të gjitha klasifikimet si libri më i shitur.

– Tetor 2014. Libri ka vetëm një muaj që ka dalë dhe është rishtypur 15 herë. Pedro Chagas Freitas ka bërë për vete librarët, publikun dhe kritikën.

– Dhjetor 2014. Fenomeni është i pandalshëm. Të gjithë titujt gazetareskë e përshkruajnë si rastin më ët madh të botimeve të viteve të fundit.

– Shkurt 2015. Agjenti e dërgon librin Premtoj të gaboj te të gjithë botuesit e botës. Brenda pak orësh, vërshojnë ofertat nga çdo anë e globit. Mjaftojnë pak reshta për të kuptuar se gjendesh para një shkrimtari të madh.

– Qershor 2015. Shtëpitë e huaja botuese fillojnë bashkërendimin për shpërndarjen në tregun botëror.

“Suksesi i këtij romani është i pabesueshëm. Është një fenomen i lindur falë fjalëve të lexuesve dhe nuk ndalet kurrë.”

– “Publico”

Viti i botimit:

2017

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

436

Përkthyes:

Taulant Hatia

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Premtoj të gaboj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm