Princeshëza e hënës

nga Virgjil Muçi

700 L 595 L

Categories: SKU: 9928366825

Ëndrra është një udhëtim i paparacaktuar në kohë e në hapësirë. Ndryshe nga gjithçka tjetër në planetin tonë, ajo nuk i nënshtrohet asnjë ligji të njohur e të panjohur prej njerëzimit, ajo është e dashuruar me Fantazinë dhe tok me të udhëton në infinit. Ëndrra vjen nga bota e hijeve dhe i mbart personazhet e veta, realë ose të shpikur, në skenën e madhe të jetës, spektatorë të privilegjuar të së cilës janë lexuesit. Princeshëza e hënës është një ëndërr që flatron mbi krahët e imagjinatës dhe na shpie në planetin e argjendtë, atje ku dita e nata, realiteti e fantazia, jeta e vdekja ndërthuren dhe këmbejnë rolet me njëri-tjetrin. Një kozmonaut dhe një vajzë e mbiquajtur Princeshëzë – emrat e përveçëm, ashtu si shumëçka tjetër, nuk luajnë ndonjë rol në Hënë – takohen në peizazhin surreal hënor dhe lidhin një miqësi që asgjë s’mund ta zhbëjë, duke na bërë të kuptojmë se, në këtë e në atë jetë, asgjë nuk është më e rëndësishme se marrëdhënia mes dy qenieve njerëzore.

Viti:

2023

Faqe:

88

Botues:

Libra të ngjashëm