Rregulli i ekuilibrit

800 L

Categories: SKU: 9789928176288Tags:

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.

Situata shkundet pasi shfaqet një klient i pazakontë: një gjyqtar në kulmin e një karriere brilante, shok universiteti i Guidos, gjithnjë i pari në studime dhe në konkurse. I kërkon ta marrë në mbrojtje ndaj akuzës për korrupsion, që është më e tmerrshmja që mund t’i bëhet një gjyqtari. Pothuajse pa dëshirë, Guerrieri përfshihet në këtë çështje dhe dalëngadalë humbet kthjelltësinë, i çjerrë nga tensioni midis rregullave formale dhe ndërgjegjes individuale. Në një rrjedhë ngjarjesh herë dramatike e herë komike, të vetmit që do ta ndihmojnë janë miku i tij polic, Karmelo Tankredi, dhe një detektiv privat, personazh i vështirë për t’u deshifruar: sepse është grua, e bukur, e dyshimtë, dhe qarkullon me një shkop bejsbolli.

Viti:

Tetor 2017

Faqe:

272

Përkthyes:

Ingrid Rudi

Botues:

Libra të ngjashëm