Shpik dhe ëndërro

1400 L

Categories: SKU: 9789951817226

Shpesh me pyesin se cilin nga njerëzit që jetojnë sot, do ta vierësoja në të njëjtën kategori me ata, për të cilët kam shkruar si biograf: Leonardo da Vinci, Benjamin Franklin, Ada Lovelace, Steve Jobs dhe Albert Ajnshtajni. Të gjithë ishin shumë të zgjuar. Por nuk është kjo, ajo që i bëri ata të veçantë. Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshem dhe shpesh nuk arrijnë të bëhen të suksesshem. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe të kesh imagjinatë. Kjo është ajo që e bën dike një novator të vërtetë. Madje kjo është arsyeja, pse përgjigjja ime ndaj kësaj pyetjeje është: Jeff Bezos.

Pra, cilat jane tiparet e krijimtarisë dhe të imagjinatës së këtyre njerëzve dhe çfarë më bën mua të mendoj, se Bezos-i i përket së njëjtes kategori si subjek tet e mia të tjera?

E para është të jesh kureshtar; kureshtar me pasion.

Tipari i dytë kryesor eshtë t’i duash artet dhe shkencën dhe t’i lidhësh bashke ato.

Tipari i fundit i përbashkët për të gjitha subjektet e mia është se, njësoj si një

femijë, ata kishin ndjesinë e mrekullise.

Nëpërmjet këtij libri mund të mësoni shumë nga mësimet dhe sekretet e zbuluara në intervistat, shkrimet dhe letrat vjetore të Bezos-it si aksionar, të cilat ai i ka hartuar personalisht që nga viti 1997. Këtu janë pesë, që unë mendoj se janë më të rëndësishmet:

  1. Përqendrohuni në planin afatgjatë.
  2. Përqendrohuni pa pushim dhe me pasion te klienti.
  3. Shmangni prezantimet me “Power Point” dhe me diapozitive.
  4. Përqendrohuni te vendimet e mëdha.
  5. Punësoni njerëzit e duhur.
Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

322

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shpik dhe ëndërro”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm