Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore. Për çdo shkronjë të alfabetit do të njiheni me një shpikës dhe me shpikjen e tij më të spikatur. Kush e shpiku kinemanë? Kush e realizoi dhe si thirrjen e parë me një telefon celular? Kush e shpiku lojën me lego? Kush e shpiku telekomandën? Kush e krijoi kukullën Barbi dhe pse? Kush e shpiku radioteleskopin e parë? Po kompjuterin? Po play-stationin?… Dhe pyetjet vazhdojnë… Po përgjigjet do t’i gjeni vetëm po të shfletoni këtë libër. Ilustrimet janë mahnitëse.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Përmasat: | 210 x 240 mm |
Nr. i faqeve: | 64 |
Botues: |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.