Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që me sa duket ka nevojë për ndihmën e tij. Quhet Skellig dhe i pëlqen shumë ushqimi kinez dhe birra e zezë. Nuk do ta marrim vesh kurrë se çfarë është, janë ca mistere në këtë histori. Por e rëndësishme për Majkëllin dhe motrën e tij të sapolindur, që është në spital, pezull mes jetës dhe vdekjes, është që Skelligu ekziston. Majkëlli është një fëmijë si gjithë të tjerët. Shkon në shkollë, luan futboll dhe ka shokë me nofka si Liki dhe Kuti. Por jeta e tij bëhet e jashtëzakonshme, falë Skelligut dhe Minës, vajzës fqinje të çuditshme e kokëfortë, me “ca sy që duket se mund të depërtojnë brenda teje”, së cilës i pëlqen një shkrimtar si William Blake dhe nuk e ndjek shkollën, sepse nuk do “të mbyllet në kafaz”. Majkëlli e Mina i vënë veshin heshtjes më shumë se zhurmës, aty ku jeton bukuria misterioze e jetës. Ata pyesin veten nëse njerëzit i kanë pasur dhe pastaj humbur krahët dhe nëse një ditë do t’u rriten. Është një pyetje me peshë. Që lidhet me thelbin e njeriut: si është dhe si do të jetë. Një libër magjik, që të prek, të mallëngjen. Siç thotë Mina: “Edhe mund të tronditesh nga prania e kaq shumë bukurive mbi tokë…”
Viti: | 2017 |
---|---|
Faqe: | 192 |
Botues: | |
Përkthyes: | Erblina Kërçishta Kaba |
Libra të ngjashëm
-
Qyteti Magjepsur
1,000 L -
Libri i filozofisë
2,500 L -
Sekreti i shtëpisë në ishull
1,000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.