Të dashur fëmijë, libri “Stinët e motmotit”, duhet të shtohet patjetër në bibliotekën tuaj. Është një mënyrë shumë e mirë për të plotësuar njohuritë që keni marrë në shkollë për Luigj Gurakuqin, të cilin e njihni si luftëtar të shquar për lirinë dhe përparimin e kombit tonë. Por ai nuk ishte vetëm burrë shteti, studiues, publicist, por edhe poet e përkthyes.
Në këtë libër janë përmbledhur disa nga vjershat dhe prozat, që Luigj Gurakuqi i ka shkruar me shumë përkushtim për nxënësit e vegjël.
Në vjershat e përzgjedhura me shumë kujdes nga Pandeli Koçi, i këndohet me dashuri natyrës dhe stinëve të vitit që kanë bukurinë dhe dobinë e tyre të veçantë. Në to përshkruhen me detaje drurët, pemët, zogjtë, lulet, dëbora shtrëngatat, por edhe fati i të varfërve.
Prozat e shkurtra janë shkruar thjesht dhe qartë, për t’u kuptuar e shijuar menjëherë nga lexuesit e vegjël. Këto tregime e fabula të këndshme janë mbështetur në rrëfimet popullore. Në to përshkruhet me ndjenja të çiltra e të ngrohta malli për atdheun dhe për Shkodrën, vendlindjen e autorit.
Shkrimet e Luigj Gurakuqit janë në dialektin gegë. Për një lexim më të thjeshtë të tyre, është bërë shpjegimi i disa fjalëve. Kjo do t’ju ndihmojë për t’i kuptuar sa më qartë vjershat dhe prozat dhe të ngulitni sa më mirë mesazhin që ato përcjellin.
Viti: | 2017 |
---|---|
Faqe: | 72 |
Përkthyes: | Pandeli Koçi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Bir i qiellit
800 L -
Princi i vogël
700 L