Në moshën tridhjetedyvjeçare, zemra e Kimbërly Rozit është thyer aq herë, sa nuk e mban mend më. Me dy fejesa të dështuara, një divorc dhe tanimë e vetme dhe pa asnjë dritë në fund të tunelit, Kimi duket se “nuk plotëson asnjë kusht” për të pasur sukses në jetë.
E trembur se mos tani duhet të kalojë edhe një Krishtlindje tjetër vetëm, ajo regjistrohet në një konferencë letrare në hotelin “Streha e Krishtlindjes”. Gjithashtu, ka fjalë se në atë konferencë do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i saj i parapëlqyer dhe Kimi nuk do ta humbasë rastin për t’u njohur me të.
Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhe për konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj.
Ndërkohë, edhe vetë Ziki ka pasiguritë dhe dështimet e tij në jetë. Mbi të gjitha, ka një të fshehtë për të cilën nuk guxon të rrëfehet…
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 328 |
Përkthyes: | Ernest N. Mansaku |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sekreti i Krishtlindjes
1200 L -
E dashura
1100 L -
Fqinja
1100 L -
Mashtrim dashurie
1400 L -
Dashuri e shëmtuar
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.